Superliga turke, Galatasaray, në stadium edhe fotografia e Kobe Bryant

Nga A2 CNN
21 Qershor 2020, 12:31 | Futboll
Superliga turke, Galatasaray, në stadium edhe fotografia e Kobe Bryant

Me futbollin që detyrohet të luajë me dyer të mbyllura, edhe Gallatasaraji në Turqi ka zgjedhur të vendosë fotografitë e tifozëve në stadium, në mënyrë që tribunat të mos duken të boshatisura.

Gjithçka është gati për ndeshjen e parë në shtëpi prej rikthimit të kampionatit, me impiantin që u dezinfektua, ndërsa fakti interesant është se në tribuna, mes fotografive të tifozëve, ndodhet edhe ajo e Kobi Brayant.

Përpos legjendës së basketbollit, i cili u nda nga jeta pas aksidentit tragjik me helikopter, Gallatasaray ka vendosur edhe foton e “babait të Turqisë moderne” dhe presidentit të parë të vendit, Mustafa Kemal Ataturk. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos