Chelsea i Lampard është rikthyer në Premier League me një fitore të ngushtë në transfertë ndaj Aston Villa-s, por me vlera të mëdha për një biletë Championsi sezonin e ardhshëm.
Vendasit arritën të kalojnë të parët në avantazh, kur në fundin e pjesës së parë House shënoi golin e parë të ndeshjes. Por në 45 minutat e dytë, skuadra e Lampard tregoi se këtë sezon nuk toleron aspak drejt synimit të një vendi në Champions.
Dy golat erdhën brenda 2 minutave. Fillimisht Pulisic barazoi në minutën e 60, ndërsa Giroud realizoi golin e fitores vetëm dy minuta më pas.
Me këtë fitore, skuadra londineze shkon në kuotën e 51 pikëve, 5 më shumë se Manchester United i vendit të pestë. (A2 Televizion)