Berisha: Basha, lider i thyer

Nga A2 CNN
25 Shtator 2021, 18:47 | Politikë
Berisha: Basha, lider i thyer

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga “Foltorja” në Vlorë, sulmoi sërish ashpër kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke u shprehur se ai është një “lider i thyer”.

“I kisha thënë se ishte lider i thyer, me aktet që kishte kryer në zgjedhjet e vitit 2017. I pata thënë që nuk bëhej dot lider sepse nuk u dilet në pritë bashkëpunëtorëve, duke ekzekutuar politikisht bashkëpunëtorët vetëm sepse nuk të pëlqejnë”, tha Berisha.

Sali Berisha shtoi se “gjithçka u shndërrua në funksion të një njeriu vitet e fundit”. “Basha synonte të krijonte liderin, por nuk bëhesh kurrë nëse nuk krijohesh në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Në vend të dorëheqjes, zotëria mendoi për veten e tij. Tha se zgjedhjet e fundit ishin një masakër elektorale. Edi Rama vodhi vota dyfishin e vitit 2017, por ky (Basha) në vend që të denonconte blerjen e votës, të denonconte patronazhistët, u mor me karrigen e tij. Kjo është tradhti ndaj 610 000 zgjedhësve që votuan për PD-në. Ky ia humbi partisë konturet, prandaj nuk u bë lider”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/24/nuk-ecet-perpara-me-nje-kembe-ne-te-shkuaren-ambasadorja-kim-i-pergjigjet-berishes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos