Paralajmërimi i Berishës: Bashës do i komunikohet shkarkimi, as të mos e mendojë që t’i kundërvihet vendimit

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 14:25 | Politikë
Paralajmërimi i Berishës: Bashës do i komunikohet shkarkimi, as

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga salla e konferencave të Partisë Demokratike, paralajmëroi kreun e partisë, Lulzim Bashën, që as të mos e mendojë që të kundërshtojë vendimin për shkarkim që u mor në referendumin e 18 dhjetorit.

“Deputetit Lulzim Basha do t’i dërgohet një shkresë, ku do t’i komunikohet me shkrim vendimi për shkarkimin e tij, pas rezultatit të referendumit të 18 dhjetorit. Anëtarësia e PD-së është në këmbë dhe e vendosur për të zbatuar vendimin e Komisionit të rithemelimit. Vendimi do të zbatohet pa asnjë lloj hezitimi. Paralajmëroj deputetin Basha të mos mendojë për një çast të vetëm që t’i kundërvihet këtij vendimi”, tha Berisha.

https://a2news.com/2021/12/21/komisioni-i-rithemelimit-futet-ne-pd-shkelmohet-dera-e-salles-se-mbledhjeve/

“Çdo deputet që e ndjen veten deputet demokrat dhe jo deputet të Lulzim “Bravës”, që të pranojë këtë vendim, pasi çdo akt kundër përbën mungesë të plotë besnikërie ndaj anëtarëve të Partisë Demokratike. PD-ja do të jetë krejtësisht tjetër nga ajo që kanë përjetuar këto dy muaj”, shtoi Berisha.

https://a2news.com/2021/12/21/berisha-akte-brutale-te-narko-policise-ne-protesten-e-djeshme/

Kur u pyet për mënyrën se si hyri komisioni i rithemelimit në sallën e konferencave, duke shpërthyer derën, Berisha tha: "Nuk ka bravë që të ndalojë revolucionin tonë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos