Rama: Në “Ballkanin e Hapur” do të ftojmë edhe Italinë, Greqinë dhe Hungarinë

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2021, 13:54 | Politikë
Rama: Në “Ballkanin e Hapur” do të ftojmë edhe

Kryeministri Edi Rama njoftoi se në 6 muajt e ardhshëm, në “Ballkanin e Hapur” do të ftohen edhe Italia, Greqia dhe Hungaria.

“Ne kemi vendosur sot të ftojmë në 6 muajt e ardhshëm Italinë, Greqinë dhe Hungarinë në samitin e “Ballkanit të Hapur”. Sepse kemi kuptuar që për tregtarët duhet të ketë më pak pengesa edhe kur mbërrijnë në BE, nuk mjafton vetëm tregtia e lirë me rajonin. Do të kontaktojmë me vendet e BE-së dhe do të përpiqemi që ta bëjmë bashkë tregun e përbashkët rajonal me tregun e përbashkët europian”, tha Rama.

“Kush na beson neve nëse i themi që na duhen lehtësira për në BE, nëse nuk tregojmë me vepra që mund të jemi në nivelin e standardit të sjelljes së BE-së. Ballkani i hapur jo vetëm që ndihmon vendet individualisht në anën ekonomike, por edhe na ndihmon për të mbërritur te Bashkimi Europian”, shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/21/ballkani-pa-kufij-nisma-mbeshtetet-nga-shba-e-ke-rama-marreveshjet-nisin-zbatimin-nga-janari-2022/

A2 CNN Livestream

Latest Videos