
Teksa doli në një konferencë për shtyp për të reaguar në lidhje me autoritetin e Dosjeve, ku u deklarua se një shtetas me iniciale I.M. ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, ish-presidenti Ilir Meta, u shpreh se e gjitha po bëhet për të tërhequr vëmendjen nga aferat e qeverisë.
Ndërkohë, Meta zbuloi edhe ëndrrën e tij, të jetë kryetar i referendumit në vend.
Një ditë më parë, edhe kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se demokratët duhet të përgatiten për referendumin. “Me emërimin e presidentit socialist morën fund të gjitha pushtetet. Duhet t’ia nisim nga referendum. Të përgatitemi për referendum. Sepse kushtetuta mbetet si është. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme të angazhohemi dhe të punojmë që me demokracinë direkte të bëjmë ndryshimet që duhen”, tha Berisha. (A2 Televizion)