
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka vijuar denoncimet për atë që e quan aferën e inceneratorëve.
Për Kryemadhin, drejtësia e re duhet të veprojë pa humbur kohë për të gjithë qeveritarët që kanë shkelur ligjin në procedurat që janë ndjekur për inceneratorët.
Nga Partia Demokratike, anëtar i këshillit kombëtar, Abi Malltezi, ngriti disa pikëpyetje për kompanitë që morën në administrim inceneratorët, teksa hodhi dyshime se pas tyre qëndrojnë shtetas rus.
Sipas Malltezit, qytetarët i dinë përgjigjet e këtyre pyetjeve, por ajo që nuk vepron është drejtësia. (A2 Televizion)