Meta: Nga sot, nisim përgatitjet për qeverisjen e vendit

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 11:32 | Politikë
Meta: Nga sot, nisim përgatitjet për qeverisjen e vendit

Ilir Meta zhvilloi, këtë të mërkurë, mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, ku vendosi edhe piketat për punën në vazhdim të partisë.

Ai theksoi se nga sot do të nisë puna në 3 drejtime kryesore, duke theksuar se e treta ka të bëjë pikërisht me përgatitjet për qeverisjen e vendit.

https://a2news.com/2022/07/26/nuk-jemi-parti-nacionaliste-meta-keto-28-mije-metra-katrore-do-ti-mbrojme-me-gjak/

“Nga sot do të punojmë në 3 drejtime. Nga sot, ju bëj të ditur se do të punojmë në 3 drejtime. E para, revolucioni antikorrupsion. E dyta, organizimi i Partisë së Lirisë duke u hapur, jo duke u shqetësuar se kush po vjen.

E treta, përgatitja për qeverisjen e vendit.

Dy të parat do të jenë detyrat tona kryesore, me mua dhe të gjithë ju. Përgatitja për qeverisjen do të jetë padyshim e imja, por do të jetë edhe e zotit Nesho e profesor Petraqit dhe e shumë intelektualëve dhe ekspertëve”, tha Meta. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/26/bashkepunimi-me-berishen-meta-nese-kemi-shkelur-ligjet-e-shba-kemi-marreveshje-ekstradimi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos