All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Berisha: Damian Gjiknuri u flak sot si Arben Ahmetaj

Nga A2 CNN
26 Korrik 2023, 19:48 | Politikë
Berisha: Damian Gjiknuri u flak sot si Arben Ahmetaj
All - Paragraf - 1

Sali Berisha, në një konferencë për shtyp, deklaroi se djegësat po përcëllojnë, ndonëse nuk janë ndërtuar, mazhorancën mafioze të Edi Ramës.

“Mafia shtetërore më e rrezikshme në Evropë u mblodh me dyer të mbyllura pasi vendi është në flakë; u mblodh me dyer të mbyllura pasi Prokuroria Speciale ka tronditur si tërmet 8-ballësh mafien më të rrezikshme. E ka tronditur sepse ka sjellë dhe një herë në skenë vjedhjen e shekullit dhe të gjithë organigramën e piramidës së kësaj vjedhjeje, me në krye Edi Ramën”, tha Berisha.

All - Paragraf - 3

“Ajo dosje që rëndom mund të quhet dosja “Ahmetaj”, në çdo rresht, në çdo fjalë, në çdo kuptim dhe çdo nënkuptim, është dosja Rama, dosja Agaçi, dosja Veliaj. Ndonëse viktima e fundit, Damiani, që u flak sot si Arben Ahmetaj, natyrisht me këshillën për t’u arratisur, dosja dhe flakët e saj kanë përcëlluar deputetë, ministra të tjerë e me radhë. Ndaj dhe lokali i bukur i pronarit të vet, u shndërrua në shpellë mafie për një orë. Nuk kam asgjë me lokalin, por dyert e mbyllura ishin fytyra e vërtetë e mafies shtetërore”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/26/rama-zevendeson-gjiknurin-me-blendi-klosin-bledi-cuci-emerohet-kreu-i-grupit-te-ps/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos