
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se të gjitha problemet brenda partisë do të marrin zgjidhje, pasi ka një frymë pajtimi dhe bashkëpunimi që në bazë.
Megjithatë ai akuzoi Enkelejd Alibeajn dhe persona të tjerë, se duan ta pengojnë këtë proces. “Telefoni i prishur i Enkelejdit, që marrin persona të caktuar dhe u thonë që të mos bashkëpunojnë, nuk po e pengon dot këtë proces, po ecën mjaft mirë. Shqetësimet e ligjshme të deputetëve objektive që u ngritën për defekte të caktuara në degë të caktuara do merren masa që të korrigjohen dhe të zgjidhen, t'u jepet zgjidhje. Pra, mund të them se po ecet drejt Kuvendit me transparencë të madhe dhe ecuri të mbarë”. Berisha tha se aty ku ka pasur dhe ka ende probleme, është rënë dakord që palët të ulen dhe të shqyrtojnë me audit një për një dhe aty ku gjenden parregullsi, për t’u korrigjuar. (A2 Televizion)