Rithemelimi akuzon Alibeajn si pengesë për bashkimin e PD-së

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 14:09 | Politikë
Rithemelimi akuzon Alibeajn si pengesë për bashkimin e PD-së

Pas debateve të djeshme në grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe kërkesës për dorëheqjen e Alibeajt si kryetar i këtij grupi, deputeti Flamur Noka shkoi edhe më tej, duke e akuzuar atë se po pengon bashkimin e demokratëve.

“Siç jeni në dijeni, pas datës 6 mars, e gjithë mazhoranca brenda Partisë Demokratike, duke filluar që nga Sali Berisha e të tjerët, kanë patur vetëm një divizë. Është thënë gjithkund dhe në çdo moment: Bashkimi! Ky ka qenë qëllimi dhe misioni jonë e vazhdon të jetë. Por për fat të keq ju edhe mbrëmë e konstatuat, Enkelejd Alibeaj nuk ka lidhje me këtë agjendë të bashkimit. Enkelejd Alibeaj po vazhdon lojën e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës për të përçarë PD-në. Enkelejd Alibeaj nuk e ka mision atë që kërkojnë demokratët, të bëhemi më të bashkuar, më të hapur dhe më të fortë për t’u përballur me regjimin”, tha Noka.

https://a2news.com/2022/04/13/deputetet-pro-dhe-kunder-berisha-nuk-e-njeh-alibeajn-si-kreun-e-grupit-parlamentar-te-pd/

“Çfarë është diskutuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PD është kjo: Të gjithë janë kundër qëndrimit përçarës të Enkelejd Alibeajt. Ai dje kërkoi të mbyllte mbledhjen dhe u çua e doli jashtë, siç e patë ju, askush nuk e ndoqi. Pse? Sepse çdo deputet është i qartë dhe nuk mund të merret peng. Nëse Alibeaj është peng siç ishte edhe Basha, ju them se deputetët e PD janë të gjithë të lirë në vullnetin e tyre dhe në zbatim të vullnetit të demokratëve për ta bashkuar këtë forcë politike dhe për ta bërë fituese. Ne jemi të vendosur për të bërë gjithçka në këtë drejtim. Të gjithë deputetët pa përjashtim janë ftuar dhe do të jenë pjesë e këtij procesi. Është një proces përbashkues, asgjë nuk e ndal. Pengjet bëjnë punën e tyre, demokratët janë nër rrugën e tyre”, shtoi Noka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos