Rama bëri ironi me raportin e DASH, Alibeaj: Një kryeministër normal do ishte dorëhequr

Nga A2 CNN
13 Prill 2022, 21:29 | Politikë
Rama bëri ironi me raportin e DASH, Alibeaj: Një kryeministër

Enkelejd Alibeaj i përgjigj menjëherë deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili bëri ironi me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut, duke e konsideruar atë të ngjashëm me të një viti më parë dhe që nuk përfshinte as vlerësimet që vetë DASH kishte bërë.

Sipas Alibeajt, një kryeministër normal, pas këtij raporti duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

“Një kryeministër normal që pushtetin e ka fituar me votë të lirë, sapo të kishte lexuar raportin e DASH, do të kishte dhënë dorëheqjen. Qoftë për moral politik e qoftë për interes publik.

Por shqiptarët as e kanë normal dhe as të zgjedhur me votë të lirë, por me votë të blerë nga non grata e grupet kriminale me të cilët ndan pushtetin prej 8 vitesh.

Nuk pritej që Edi Rama të thoshte asgjë tjetër veç batutave bajate me humor shterp për ti ikur thelbit të raportit: Qeveria e tij është e korruptuar në çdo qelizë të saj dhe ai e ka pushtetin e vjedhur dhe ai vetë është koka e këtij korrupsioni.

Edi Rama nuk duhet të jetë pas një viti në qeveri, pasi do të thotë sërish se raporti i ardhshëm, është copy paste i vitit të shkuar. Peshku (i madhi) ka plasur me kohë sheshit, e po qelb dynjanë! Ashtu si plehrat rreth inceneratoreve. Njerëzia ka zënë hundët, kurse Rama ka zënë sytë”, shkruan Alibeaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos