Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gazment Bardhi shprehet me ironi se Edi Rama ndjehet i “tmerruar” nga fotot e shumta nga zyra e kreut të PD ku shfaqet arredimi i ri.
Sipas Bardhit, opozita është e zënë me karriget, ndërkohë që SHBA në raportin e saj të fundit, pranoi masakrën zgjedhore të 25 prillit.


“Lajme nga “opozita” e vërtetë: Ndërkohë SHBA ka pranuar masakrën zgjedhore të 25 Prillit, blerjen e votova nga krimi i organizuar për llogari të Edi Ramës, “opozita” e vërtetë është e zënë me karriget dhe nuk ka kohë të reagojë.
Pas fotove të shumta në zyrat e PD, vendosjes së karrigeve dhe pozicionit të ri të tavolinave në zyrën e Kryetarit, Edi Rama ndjehet i tmerruar se ka kuptuar që po i vjen fundi. Rëndësi ka që kemi zbuluar një kulak të ri, quhet Enkelejd Alibeaj”, shkruan Bardhi. (A2 Televizion)