Berisha: Krim i shëmtuar! Banditë me uniformë i marrin jetën të riut

Nga A2 CNN
20 Tetor 2022, 08:53 | Politikë
Berisha: Krim i shëmtuar! Banditë me uniformë i marrin jetën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një postimi në Facebook reagoi për vdekjen e një 32-vjeçari, i cili shfaqi probleme shëndetësore gjatë shoqërimit për në komisariat.

“Banditë me uniformë i marrin jetën të riut 32-vjeçar, Leart Kurti. Ata e torturuan shtazërisht në makinën e policisë dhe e dërguan pa ndjenja në komisariat. Vrasësit me uniformë e dërgojnë të vdekur në urgjencë”, shkruan Berisha në rrjetin social.

“Shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe dënoj me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të kriminelëve me uniformë të Edi Ramës dhe ministrit të familjes Çuçi”, shtoi kreu i PD-së. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/20/policia-njofton-vdekjen-e-nje-personi-qe-po-shoqeronte-ne-komisariat/

A2 CNN Livestream

Latest Videos