Rama: Shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e “nongratave”

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 18:06 | Politikë
Rama: Shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e

Kryeministri Edi Rama, kësaj radhe në Twitter, sulmoi sërish drejtuesit e sindikave të punonjësve të universitetit.

“Krenar që ka qenë shiks i kohës së zezë të 97-ës le të jetë sa të dojë, po një shiks i maskuar si sindikalist për të importuar zullumin e nongratave e të rublave në hapësirën universitare, s’ka asnjë shans të merret seriozisht në kërkesat e tij fyese për këtë situatë lufte”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Disa orë më parë, kreu i qeverisë, nga Gjirokastra ku po vijon takimet që ngjajnë fort me një fushatë elektorale, theksoi: “Një figurë e thjeshtë e SHIK-ut, e atij SHIK-ut famëkeq, nuk mund të japi orientim dhe nuk mund të imponohet dot bashkë me një zinxhir foltorexhinjsh që kanë ngatërruar punën që kanë në universitet, me foltoren për turpin e tyre bëjnë protesta për të çuar ujin në mullirin e rublave, e çorbës së rublave e të non-gratave dhe të spiunëve të fshehur 30 vjet. Ta harrojnë se do kenë një rritje tjetër”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/19/rama-nis-sulmet-personale-pedagoget-drejtohen-nga-nje-ish-shiks/

A2 CNN Livestream

Latest Videos