Berisha-LSI në zgjedhje të pjesshme? Çipa tregon skenarin e mundshëm

Nga A2 CNN
18 Janar 2022, 21:01 | Politikë
Berisha-LSI në zgjedhje të pjesshme? Çipa tregon skenarin e

Analisti Aleksandër Çipa, teksa ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, foli për skenarët e mundshëm në rast të zgjedhjeve të parakohshme lokale në 6 bashki.

Ai nuk përjashtoi edhe mundësinë e bashkëpunimit të Sali Berishës dhe grupit të tij me LSI apo me forcat e tjera politike, aleate tradicionale të ish-kryeministrit.

“Nuk e quaj flirtim, por një akt bashkëpunimi. Veç këtij opsioni ekziston edhe një opsion tjetër. Zoti Berisha ose pala që ai mbështet, mund të operojë me një kandidat të tij, i cili mund të lozë me siglën e njërës prej forcave tradicionale, aleate të zotit Berisha, këtu nuk është vetëm LSI-ja, por mund të jetë edhe Partia Republikane, po supozoj tani”, tha Çipa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos