
Ish-anëtari i KQZ, Bledar Skënderaj ka reaguar në Debat në A2 CNN në lidhje me përgjigjen e KQZ kthyer ndaj presidentit se është në dijeni të vetëm 3 vakancave në bashkitë e vendit, ndërkohë që realisht njihen 6 bashki pa kryetarë.
Sipas Skënderajt, përgjigja e KQZ është ligjore dhe e drejtë. Ai shtoi se KQZ nuk e ka detyrim të prezantojë vakancat.
“Kur ndërpritet mandati i një kryetari bashkie, normalisht njoftohet presidenti dhe ai duhet të shpallë datën e re të zgjedhjeve jo më vonë se 45 ditë nga njoftimi. Në periudhën kur kam qenë në KQZ, kam qenë prezent kur nuk ka marrë mandatin kreu i Bashkisë së Shkodrës dhe është njoftuar presidenti i Republikës. Nuk është detyrim i KQZ për të prezantuar vakancën. E ka shumë të qartë ligji. KQZ me të drejt i ka kthyer një përgjigje të drejtë ligjore presidentit. Presidenti nuk mund të pyesë “di gjë ti se çfarë ka ndodhur”. KQZ i ka kthyer përgjigje për 3 rastet që ka marrë njoftim. Unë besoj se presidenti ka marrë përgjigje për 6 bashkitë që ka vakanca. Për rastin e Shkodrës, presidenti është njoftuar zyrtarisht”, u shpreh Skënderaj. (A2 Televizion)