Berisha në Durrës: Fitorja më 6 mars i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 19:54 | Politikë
Berisha në Durrës: Fitorja më 6 mars i hap rrugë zgjedhjeve

Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit me sa duket janë vetëm një nxehje për Sali Berishën, i cili nga Durrësi tregoi se një rezultat pozitiv të dielën për koalicionin “Shtëpia e Lirisë” i hap rrugë rrëzimit të atij që e ka cilësuar si regjimi i Edi Ramës.

“Me këtë revolucion të afrojmë zgjedhjet e parakohshme. Një fitore e shkëlqyer në Durrës dhe e kandidatëve të tjerë, hap dyert e zgjedhjeve të lira të ndershme dhe rikthimin e PD në pushtet”, tha ish-kryeministri.

Në një takim me banorët e Xhafzotajt, Berisha pati një kërkesë për qytetarët e Durrësit.

“Ju bëj thirrje që të denonconi çdo kriminel elektoral që del për të blerë vota”, shtoi Berisha.

Më vonë, lideri historik i demokratëve zhvilloi një takim edhe me banorë të zonës së ish-Kënetës, po në bashkinë e Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos