Gara e 6 marsit, KQZ apel bashkive: Njoftoni zgjedhësit me shkrim

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 16:47 | Politikë
Gara e 6 marsit, KQZ apel bashkive: Njoftoni zgjedhësit me shkrim

Pesë ditë para zgjedhjeve të pjesshme, KQZ u ka bërë thirrje njësive të qeverisjes vendore në Bashkitë ku do garohet në 6 mars të përmbushin detyrimin për të informuar qytetarët në lidhje me vendndodhjen e qendrave të votimit dhe afishimin e listave të zgjedhësve.  

Bashkia Shkodër dhe Rrogozhinë, sipas raporteve të KQZ janë enda larg përmbushjes së këtij detyrimi ndërsa Dibra është e vetmja bashki që nuk paraqet probleme në këtë drejtim.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga KQZ lidhet me pjesëmarrjen e ulët në trajnime të komisionerëve që do angazhohen në 6 mars.

Për këtë arsye u bën thirrje partive politike që të garantojnë pjesëmarrjen e plotë të komisionerëve të propozuar prej tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos