Xhaçka thirrje ndaj BE: Ukraina e tregoi, kostoja e izolimit më e lartë se e integrimit

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 19:29 | Politikë
Xhaçka thirrje ndaj BE: Ukraina e tregoi, kostoja e izolimit më e

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka i ka bërë thirrje Bashkimit Europian që të jenë më strategjikë në marrëdhënie me Ballkanin Perëndimor.

Në një mbledhje me trupën diplomatike në Tiranë, Xhaçka deklaroi se situata në Ukrainë tregoi se kostoja e izolimit mund të jetë më e lartë se ajo e integrimit. 

“Për një kohë të gjatë ne iu kemi bërë thirrje partnerëve tanë në BE të jenë më strategjikë në marrëdhënien e tyre me Ballkanin Perëndimor. Ngjarjet në Ukrainë tregojnë se shqetësimet tona nuk ishin të pabaza. Kjo e bën të qartë se kostoja e izolimit është shumë herë më e lartë se ajo e integrimit. Shpresoj se pas pasojave që solli pushtimi i Ukrainës, diçka do të ndryshojë në marrëdhëniet mes nesh”, tha mes të tjerash Olta Xhaçka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos