
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, ka reaguar për deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, sipas të cilit mercenarë nga Shqipëria dhe Kosova po rekrutohen për të luftuar në Ukrainë.
“Sergey Lavrov, Ministri i Jashtëm i Federatës Ruse ka bërë sot një deklarim të paprecedentë për “mercenarë” shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova të cilët po dërgohen në zonën e Donbasit në Ukrainë. Përpara se Ambasada e Federatës Ruse në Tiranë të japë shpjegime (në se do ta bëjë)… Kanali Televiziv WION i Indisë ka bërë një kronikë të veçantë për “hartën” e përkatësisë nacionale të vullnetarëve që kanë shkuar për të ndihmuar Ukrainën. Njeriu i mençur e bën menjëherë atë çfarë budallai e bën në fund! (Makiavel)”, shkruan Majko.
Klikoni këtu për të fundit nga kriza Rusi-Ukrainëhttps://a2news.com/live-news/kriza-rusi-ukraine/
Sipas reportazhit të shpërndarë nga Majko, të realizuar këtë vit, në Ukrainë, për të mbështetur separatistët janë rreth 17 mijë luftëtarë nga shtete të ndryshme.
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, pretendon se mercenarë nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina po rekrutohen për t’u dërguar në Donbas, krahinën e Ukrainës të ndarë mes qeverisë së Kievit dhe separatistëve të mbështetur nga Moska. (A2 Televizion)