Berisha në protestë: Sapo të jemi në qeveri, do të zhbëjmë projektin e Ballkanit të Hapur

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 17:56 | Politikë
Berisha në protestë: Sapo të jemi në qeveri, do të

Ish-kryeministri mbajti fjalimin më të pritur në protestën e sotme para kryeministrisë , kundër vizitës së kryeministrit serb Aleksander Vucic në Tiranë. Ai premtoi se me ardhjen në pushtet, projekti Open Ballkan do të zhbëhet nga Tirana zyrtare sepse i cilësuar si rrezik kombëtar.

“Në këtë protestë, ngrihemi fuqishëm në mbrojtje të interesave jetike të kombit shqiptar, të shoqërisë shqiptare. Jemi mbledhur këtu për të protestuar kundër projektit fantazmë të Aleancës trilaterale Beograd-Shkup-Tiranë, apo të Vucic dhe vasalëve Rama dhe Zaev.

Garantoj shqiptarët dhe miqtë tanë se kjo nuk është protestë kundër bashkëpunimit rajonal. Kjo është protestë kundër një projekti që shkon kundër interesave e të gjithë vendeve të Ballkanit, përveç Beogradit. Është refuzuar nga Bosnje- Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, e cilësuar si rrezik nga Kroacia”.

https://a2news.com/2021/12/20/harxhi-kosova-eshte-jeruzalemi-meka-jone-po-ku-eshte-sot-basha-nipi-i-pejes/

Sipas Berishës, “historia ka faktuar se një nga dështimet më të mëdha në histori ka qenë ideja e hegjemonisë serbe në rajon. Kjo shkon ndesh interesit tonë kombëtar. Në fillim projekti fshiu Kosovën si shtet i pavarur, duke ndërruar hartat. Më vonë, projekti mori emrin Ballkan i Hapur, për të nderuar autorin e Shoqërisë së Hapur, i cili nuk ngurronte të promovonte ndarjen e Kosovës. Dua të them se Ballkanin e Hapur ka një kumbar dhe ai është multimiliarderi George Soros. Më lejoni t’i bëj thirrje Kongresit të SHBA dhe qeverisë të saj të ndalojnë veprimtaritë politike që dublojnë politikën e SHBA në Ballkan".

https://a2news.com/2021/12/20/serbia-e-vucic-rusia-e-vogel-berisha-eshte-rrezik-per-paqen/

Berisha shtoi se "projekti ka rrethuar Kosovën në një darë armiqësore dhe kërkojnë të asgjësojnë pavarësinë e saj. Shihni letrën që i kanë dërguar Brukseli, në asnjë rresht nuk flasin për vende të pavarura, me të njëjtin dinjitet, por me konceptin e popujve sipas mendimit jugosllav, në asnjë vend flitet për cenimin e të drejtave të njeriut në këto vende”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos