Protesta para Kryeministrisë, Këlliçi: Pronari i inceneratorëve është Edi Rama

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 17:21 | Politikë
Protesta para Kryeministrisë, Këlliçi: Pronari i

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi hodhi edhe njëherë akuza ndaj kreut të qeverisë Edi Rama për aferën e inceneratorëve, për të cilën është arrestuar aktualisht ish-ministri Lefter Koka.

Sipas Këlliçi, emri i vërtetë që fshihet pas kësaj afere 400 milion euroshe është kryeministri Edi Rama dhe për këtë arsye ftoi SPAK të vijojë punën.

“Ne jemi pro procesit të Berlinit dhe jo Ballkanit të hapur që i hap rrugë influencës së Serbisë dhe Rusisë në Ballkan. Ne jemi këtu se jemi pro BE dhe SHBA. Dy fjalë i kam dhe për kryebashkiakun e Tiranës. Gjakun e Ardit Gjoklajt nuk do e falim. Afera e inceneratorit të Tiranës e ka fillimin tek gjaku i Ardit Gjoklaj. Mbrapa inceneratorëve mund të jetë për momentin i arrestuar ish-ministri, apo në kërkim Mirel Mërtiri, apo Klodian Zoto, por pronari i inceneratorëve ka vetëm një emër dhe ai është Edi Rama”, u shpreh Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos