Berisha në selinë e PD: Degët të hapen për referendumin, injoroni shoqatën Basha-Bardhi

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 20:42 | Politikë
Berisha në selinë e PD: Degët të hapen për

Sali Berisha u rikthye në selinë e Partisë Demokratike për herë të parë që pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD. I shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të përkohshëm të rithemelimit, ish-kryetari i PD zgjodhi të zhvillonte mbledhjen e parë të këtij grupi ngjitur me zyrën ku Lulzim Basha paralelisht kishte një takim me grupin e punës për zgjedhjet në FRPD.

Pas mbledhjes, lideri historik i demokratëve theksoi vëmendja kryesore do përqendrohet në referendumin e 18 dhjetorit.

Pati një thirrje për të gjithë ata që janë kundër lëvizjes së tij duke mohuar mundësinë e një përplasje fizike mes demokratësh.

“Ftoj ata që se kanë ndarë mendjen akoma të lirojnë zyrat për referendumin”.

Krydemokratin Basha e akuzoi për rrëmbim të kartave të anëtarësisë.

Berisha garantoi se zyra e Bashës nuk do të preket deri sa të shprehet anëtarësia me referendum, por e bëri të qartë çfarë do të thonte rikthimi i tij në selinë qëndrore.

Menjëherë pas përfudnimit të mbledhjes Berisha u njoftua për një incident në zyrat e Forumit Rinor të PD, ku sipas tij zyrat ishin bastisur, ndërsa disa anëtarë ishin kërcënuar nën presionin e armëve.

Këlliçi akuzoi drejtpërdrejt kryetarin dhe sekretarin e përgjithshëm si iniciues të sulmeve ndaj anëtarëve të forumit rinor dhe iu drejtua Komisiariatit 1 të Policisë për të bërë padi. Në dalje paralajmëroi Bashën dhe njerëzit e tij se do të mbajnë përgjegjësi personale nëse preken anëtarët e FRPD.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos