
Kuvendi nuk e ka pritur mirë vendimin e Presidentit për t’i kthyer për rishqyrtim buxhetin për vitin 2022. Kryeparlamentarja Lindita Nikolla u shpreh e keqardhur që nisma të rëndësishme nuk aprovohen nga Ilir Meta.
Në takimin periodik me gazetarët, numri dy i shtetit shqiptar nuk I kurseu mëritë për kreun e shtetit. Lindita Nikolla u pyet mbi dekretet e një pas njëshme që presidenti Ilir Meta I kthyen Kuvendit për rishqyrtim.
“Për sa i përket faktit që presidenti i Republikës kthen buxhetin dhe ligjin për bashkëqeverisjen, Tashmë është kthyer në një normë për fat të keq, që presidenti kthen ligje të rëndësishme”, u shpreh Nikolla.
Parlamenti u përfshi në debate në 109 vjetorin e pavarësisë, pasi deputeti Bujar Çela përshëndeti kolegët e tij me foton e ish-diktatorit Enver Hoxha.
“Nuk ka njeri në këtë sallë që kërkon të revokojë figurën e Enver Hoxhës. Pavarësisht se si dhe nuk i hyj fareve shpjegimeve se si ndodhi, është e papranueshme që një deputeti kuvendit të Shqipërisë të përdorë të tilla situatë në një ditë feste”, deklaroi kryeparlamentarja.
Sa i takon ndryshimit të Kushtetutës për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut, kryeparlamentarja Nikolla deklaroi se pas administrimit të opinionit të Komisionit të Venecias, çështja do të kalojë përvotim në seancë plenare. (A2 Televizion)