Berisha nga Tropoja: Rama do përfundojë si McGonigal, do ia heqim titullin e nderit që ia dha Rexh Byberi

Nga A2 CNN
4 Prill 2023, 13:30 | Politikë
Berisha nga Tropoja: Rama do përfundojë si McGonigal, do ia heqim

Sali Berisha i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Tropojës Rexhë Byberi të heqë titullin “Qytetar Nderi” Charles McGonigal. Berisha paralajmëroi se në rast se ai nuk e merr këtë vendim, do të jetë kryebashkiaku i ri ai që do ta zbatojë në mbledhjen e para të këshillit të ri bashkiak.

“Lidhja e Shqipërisë dhe Kosovës me hekurudhë do të jetë projekti i dytë i katërvjeçarit të parë të Partisë Demokratike në pushtet. Të gjithë shqiptarët do të kenë të drejtë të mbajnë shtetësinë e Shqipërisë ose Kosovës, ose të dy bashkë. Do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ndihen një komb. Ja pse zgjedhjet e 14 majit, ja pse vota për Besnik Dushën është votë e misionit tonë. Janë zgjedhjet e jetës tonë, të një rëndësie të jashtëzakonshme për fatin e Tropojës dhe Shqipërisë. Edi Rama ka kontraktuar kompani për të prodhuar shpifje sepse do të shpëtojë nga faktet dhe dokumentet e vjedhjeve të tij. Fushata është mision i vërtetë. Rexhë po vazhdove nuk ndalesh në gabimin tënd. Mirë është që para se të ikësh, atij faqeziun tradhtarit të kombit amerikan t’ia heqësh urgjent atë qytetari nderi. Miku yt Edi Rama do të ketë fatin e tij. Do të përfundojë si McGonigal. Mos e lë këtë titull aty se është një turp i madh. Përndryshe në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak atij do i hiqet titulli si një tradhtar i kombit amerikan. Ju falënderoj për këtë entuziazëm dhe pritje. Shpreh bindjen më të thellë se 14 maji do të jetë dita e ndryshimit të madh”, tha Berisha.

Ai paralajmëroi se më 14 maj shqiptarët do të votojnë për fitoren dhe triumfin e opozitës.

“Vota më 14 maj, është votë për fitoren, triumfin e opozitës. Ju garantoj ju që në qëllimin më madhor do i shpallim një luftë të egër. Siç nxorëm shqiptarët në krye për rrogën mesatare në popujt e Ballkanit. Kjo do jetë realitet shumë shpejt. Garantoj fermerët se do subvencionohet çdo përpunim i prodhimeve të tyre. Sot qeveria ka një qëndrim armiqësor ndaj fermerëve shqiptarë. Me Ballkanin e Vuçiçit dynden prodhimet serbe dhe lënë të kalben prodhimet shqiptare”, deklaroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos