Berisha “non grata”, Balla: Situatë absurde, Kuvendi do ta adresojë në shtator

Nga A2 CNN
15 Gusht 2022, 13:36 | Politikë
Berisha “non grata”, Balla: Situatë absurde, Kuvendi do ta

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij.

Balla krahas shënimit të tij në rrjetin social Facebook ka publikuar dhe një foto të Sali Berishës përkrah udhëheqësit komunist Enver Hoxha.

“Kuvendi i Shqipërisë do të adresojë gjatë sesionit të ri që fillon në shtator situatën e papranueshme dhe absurde se si një sekretar partie dhe njeri i afërt me udhëheqjen e diktaturës komuniste, i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, vazhdon të përdhosë këtë institucion me praninë dhe gjuhën e tij”, shkruan Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos