Pas publikimit nga Departamenti Amerikan i Shtetit të njoftimit për moslejimin e hyrjes në SHBA të Sali Berishës dhe familjarëve të tij, reagimi i parë nga Partia Demokratike erdhi nga nënkryetari Edi Paloka.
Në një postim në Facebook, Paloka nuk ka shkruar asnjë rresht, por thjesht ka postuar dy fotografi, një të ish-kryeministrit Berisha me ish-presidentin amerikan, George Bush, gjatë takimit mes të dyve në Tiranë në 10 qershor 2007, ndërsa në tjetrën, një foto ku kryeministri Edi Rama dhe presidenti serb Aleksander Vucic janë ulur pranë njëri-tjetrit. (A2 Televizion)
