All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Berisha: Nuk do të pranoj kurrë guvernator amerikan

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 15:19 | Politikë
Berisha: Nuk do të pranoj kurrë guvernator amerikan
All - Paragraf - 1

Nga selia e Partisë Demokratike, ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se nuk do të pranojë kurrë guvernator, por sipas tij çdo ambasador amerikan do të jetë i nderuar. Ai shprehu mirënjohjen për SHBA-në sa i takon Shqipërisë dhe Kosovës së pavarur.

“Përsa i përket ambasadorit amerikan, do të jetë më i nderuar por s’do të pranohet kurrë dhe s’kam pranuar kurrë guvernator. Ky vend është bërë i pavarur me ndihmën e jashtëzakonshme të një ambasadori amerikan dhe Kosova e pavarur, falë ndihmës së dy presidentëve amerikanë”.

All - Paragraf - 3

Berisha tha se do të rikthejë edhe njëherë atje ku kanë qenë marrëdhëniet me SHBA dhe perëndimorët.

Ai përsëriti qëndrimin e tij se vendimi për shpalljen non grata nga SHBA-ja është vendim korruptiv i Ramës dhe Soros.

“Vendimi i shpalljes së Sali Berishës non grata është i bazuar në vendim korruptiv të Ramës e Soros pa asnjë bazë, është një vendim për të cilin unë pres apologji nga ata që e kanë marrë, por unë kam hapur një gjyq dhe ftoj DASH dhe agjencitë e SHBA-së dhe çdo vendi të lirë të Europës e botës çdo dokument, provë e fakt që kanë për Berishën ta depozitojnë në atë proces”. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos