Berisha paralajmëron protestë ditën e Samitit të BE në Tiranë: Populli opozitar do vijë në Kuvend

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2022, 11:43 | Politikë
Berisha paralajmëron protestë ditën e Samitit të BE në

Pasi u largua nga seanca plenare kreu demokrat Sali Berisha nga oborri i Parlamentit deklaroi se populli opozitar do të vijë “në momentin e caktuar në Kuvend”, për t’i dhëne mesazh mazhorancës socialiste. Berisha paralajmëroi protestë në ditën kur do të mbahet Samiti i Bashkimit Europian në Tiranë.

Ish-kryeministri tha se parlamenti është shndërruar në institucion ku vendosin grupet kriminale dhe për këtë arsye populli opozitar do të shkojë në Kuvend për të thënë fjalën e tij.

"Ky është parlamenti më disfunksional që ka njohur Shqipëria, më monist sesa parlamenti i vitit 1991, ku bëhet gjithçka në funksion të shuarjes së zërit të opozitës. Na detyrojnë ne të dalim në platformë, lavdi Facebook-ut të komunikojmë me qytetarët", tha Berisha për gazetarët jashtë Parlamentit.

"Në momentin e caktuar këtu do të vijë populli opozitar t’u thotë nja dy gjëra këtyre. Ato gjëra i di populli. Populli vjen këtu për të dhënë mesazh. Protesta nuk është vendosur akoma, do të vendoset brenda dy ditëve. Brenda këtij viti. Këtu zbret Europa, Europa duhet të shohë popullin e saj. Unë nuk caktova datë, por populli opozitar do të jetë këtu patjetër. Nuk ndërpritet më kjo". (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/12/berisha-thirrje-nderkombetareve-mos-e-mbeshtesni-ramen-eshte-ndeshkim-per-shqiptaret/
https://a2news.com/2022/11/12/ilir-meta-numeron-premtimet-e-deshtuara-te-rames-shporreni-kete-qeveri-qe-vjedh/

A2 CNN Livestream

Latest Videos