Siguria energjetike, Edi Rama në Beograd

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2022, 09:08 | Politikë
Siguria energjetike, Edi Rama në Beograd

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë sot në konferencën rajonale “Mbi mundësitë në zhvillimin e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor”, që zhvillohet në Beograd, me iniciativën e qeverisë serbe dhe asaj norvegjeze për të hapur një shteg të ri të bashkëpunimit ndërrajonal në fushën e sigurisë energjetike, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve nordike.

Në Konferencë do të marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjioze norvegjeze në fushën e energjisë, në një diskutim mbi perspektivën e investimeve në energjinë hidrike, diellore dhe të erës në vendet e Ballkanit Perëndimor, me synimin e shtimit të përpjekjeve të përbashkëta për tranzicionin e gjelbër në fushën e energjisë.

“Kryeministri Rama do të diskutojë në panelin “Perspektivat rajonale të energjisë dhe investimet norvegjeze në energjinë e rinovueshme në Ballkan”, me theks të veçantë në bashkëpunimin rajonal, i cili luan rol të rëndësishëm në qëndrueshmërinë dhe rezistencën e ekonomive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në aktualitetin e krizës energjetike”, njofton kryeministria. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/27/80-milione-euro-per-shqiperine-per-perballimin-e-krizes-energjetike/
https://a2news.com/2022/09/02/energjia-do-ti-kushtoje-buxhetit-shqiptar-500-milione-euro-rama-be-ja-mos-te-bej-gabimet-e-pandemise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos