Çështja e vulës në PD, Kryemadhi: Opozita ka gati planin A, B dhe C

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2022, 21:26 | Politikë
Çështja e vulës në PD, Kryemadhi: Opozita ka gati planin

Monika Kryemadhi, deputete e Partisë së Lirisë, deklaroi në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se do të funksionojë sërish skema e 6 Marsit nëse gjykata i jep të drejtë palës së Enkelejd Alibeajt për çështjen e vulës.

“Çështja e vulës krijon komoditet për Edi Ramën. 6 marsi e tregoi se kush ishte vula e Partisë Demokratike. Nëse gjykata i jep legjitimitetin palës së Alibeajt, do të funksionojë sërish skema e 6 Marsit. Unë mendoj që çdo parti dhe çdo individ ka të drejtë të marrë pjesë në një proces zgjedhor. Pavarësisht se shpresa e Edi Ramës është që të krijojë çorientim, njerëzit nuk çorientohen nga kandidatët e vulës së Edi Ramës. Opozita ka planin A, B dhe C e shumë plane të tjera sepse forca sot është te besueshmëria e liderëve”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos