Berisha pas mbledhjes: Kombinacionet Basha-Rama marrin fund, gabim të krahasosh fituesin me humbësin

Nga A2 CNN
31 Mars 2022, 10:16 | Politikë
Berisha pas mbledhjes: Kombinacionet Basha-Rama marrin fund, gabim të

Debati i ashpër midis kreut të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe ish-kryeministrit Sali Berisha mori tone të ashpra në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Alibeaj cilësoi praninë  e Berishës si provokim, nga momenti që ai, sipas Alibeajt, është i përjashtuar nga partia.

Por në dalje të kësaj mbledhjeje, Berisha ka një mendim ndryshe. “Vendimi që pretendon zoti Alibeaj është nul dhe nuk ekziston, ky është qëndrimi im i bazuar në të gjitha ligjet e vendit dhe të Partisë Demokratike”, deklaroi themeluesi i PD-së. Sipas tij, “kombinacionet Basha-Rama marrin fund, ai vendim ka qenë nul. Anëtarësia i dha shkarkimin që meritoi më 11 dhjetor, dhe ai nuk është më këtu, ka dhënë dorëheqjen”.

Alibeaj i ka kërkuar një hap pas Berishës për të ribashkuar partinë, ashtu siç bëri Basha, por Berisha përgjigjet se “të krahasosh fituesin me humbësin, është gabim i madh”.

https://a2news.com/2022/03/31/sinjalet-e-bashkimit-nuk-jepen-duke-pushtuar-seline-alibeaj-apel-berishes-te-terhiqet-si-basha/

Edhe për problemin e shpalljes non grata nga Departamenti amerikan i Shtetit, Berisha shton se, “demokratët kanë folur më 11 dhe 18 dhjetor, kanë folur edhe më 6 mars, po secili ka të drejtë ta mendojë ndryshe”.

Mendimi ndryshe, sipas tij, mbetet pozitiv. “Grupi do të ketë mbledhje, do të diskutojë, është organ i Partisë Demokratike dhe është i hapur, PD-ja duhet të bashkohet edhe në diversitet, diçka që ekziston dhe e bën edhe më demokratike këtë parti”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos