
Të paftuarit ishin të parët që kapërcyen pragun e Partisë Demokratike. Grupimi i deputetëve pro Berishës nuk hezituan për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar, ku njoftimin e kishin marrë, e jo personalisht.
Sali Berisha iu bashkua i fundit, duke marrë pjesë për herë të parë në një mbledhje grupi të PD-së, që nga nisja e konfliktit politik në 9 shtator 2021. 50 minutat e diskutimit me dyer të mbyllura u shoqëruan me debatin ndërmjet Alibeajt e Berishës, ku kryetari i grupit kërkoi përsëri një hap pas, si mesazh për bashkimin e PD-së.
Për ish-kryeministrin, kjo kërkesë ishte e pavend. Fjalët e Alibeajt nuk e shqetësuan Berishën, i cili nënvizoi se ka nisur punën për bashkimin e partisë: “Është një rast unik që të bashkohet partia me diversitet brenda saj, i cili e bën dhe më demokratik. Kam nisur takimet me deputetët dhe kryetarë grupesh. Demokratët kanë folur për mua në 6 mars”.
Në mbledhje vihej re mungesa e Lulzim Bashës dhe e Grida Dumës, teksa edhe 7 deputetë nuk kishin vendosur të ishin të pranishëm, por ju bashkuan kolegëve në hyrje të Parlamentit. (A2 Televizion)