
Në konferencën e përjavshme për shtyp me gazetarët, Sali Berisha foli për fushatën elektorale të opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit, e cila ndonëse nuk ka nisur zyrtarisht ka startuar tashmë prej kohësh me takime në të gjitha qytetet.
Ish kryeministri deklaroi se entuziazmi me të cilin është përballur nga dita në ditë tregon për një rikthim të paprecedent të Partisë Demokratike.
“Siç e shihni ju, sallat, sheshet ushtojnë nga entuziazmi i fitores së opozitës shqiptare në këto aktivitete paraelektorale.
Një përpjekje e turpshme, primitive për të goditur, për të parandaluar rivendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, po merr përgjigjen më të fuqishme nga të rinjtë, të rejat, burrat, gratë dhe qytetarët shqiptarë në mbarë vendin.
Këto flasin për një rikthim të paprecedent të Sali Berishës dhe PD-së. Ky fenomen ka tmerruar Edi Ramën.
Edi Rama e ndjen se urrejtja popullore ndaj pushtetit të tij monist, ka kufi vetëm qiellin”, tha mes të tjerash Berisha. (A2 Televizion)