Qeveria fushatë dhe rritje pagash, Denaj: Kaluam 3 kriza, deficiti e borxhet me parametra të përmirësuar

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 21:00 | Politikë
Qeveria fushatë dhe rritje pagash, Denaj: Kaluam 3 kriza, deficiti e

Në prag të nisjes zyrtare të fushatës, kryeministri Edi Rama është fokusuar tek qëllimi për rritjen e pagave në çdo nivel dhe për çdo kategori.

Premtimi i fundit ishte sot për ushtarakët e më herët për mjekët, infermierët e mësuesit. Por a i ka qeveria paratë për të realizuar këto rritje që po premton?

E ftuar në “Debat” në A2 CNN, Anila Denaj, Sekretare për Burimet Njerëzore në Partinë Socialiste shpjegon se bëhet fjalë për një reformë e cila do të realizohet gradualisht, në etapa.

Ndërsa sjell në vëmendje që prej kohësh në ministrinë e Financave, ministri që ajo dikur e ka drejtuar, prej kohësh diskutohej që reforma në pagat e administratës duhej të ndodhte.

Sipas ish-ministres kjo është edhe një çështje cilësie.

“Cilësia e administratës nuk mund të justfikiohet me paga të ulëta. Ka sektore të rëndësishme si siguria kibernetike që duhet të jenë të mirëpaguara.”

Por pse po bëhet kjo reformë pikërisht tani që vendi është në periudhë elektorale? Anila Denaj shpjegon se mbështetja vjen tani pasi vendi i ka kaluar tashmë tre kriza dhe se deficiti dhe borxhet janë në parametra të përmirësuar.

E pyetur nëse kjo rritje ( sipas kryeministrit paga mesatare synohet të shkojë deri në 900 euro), nuk do të ndikojë inflacionin pasi rritja do të bëhet në mënyrë graduale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos