Berisha për inceneratorin e Tiranës: Veliaj mori përsipër detyrimet e kontratës pa e kaluar në këshill

Nga A2 CNN
16 Gusht 2023, 14:40 | Politikë
Berisha për inceneratorin e Tiranës: Veliaj mori përsipër

Sipas kryetarit të demokratëve, Sali Berisha, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka marrë përsipër të gjitha detyrimet e kontratës për inceneratorin pa e kaluar në Këshillin Bashkiak. Më tej, Berisha theksoi se skandali thellohet kur Veliaj ka paguar ndaj kompanive të inceneratorëve më shumë seç është parashikuar në kontratë, pa asnjë shpjegim.

“Erion Veliaj ka marrë përsipër të gjitha detyrimet e kontratës që nuk e ka kaluar në Këshillin Bashkiak. Në përgjigje të një shkrese që i dërgon Damian Gjiknuri, asokohe ministria që duhej të bënte pagesat për djegësat, Veliaj shkruan: Bashkia e Tiranës ka pranuar të drejtat dhe detyrimet nga kontrata dhe angazhohet për të gjitha detyrimet që rezultojnë si të tilla për Bashkinë e Tiranës. Rezulton se në tabelën e parë, që është me firmë dhe me vulë të të gjithë aktorëve, detyrimi për pagesë minimale ishte 5.6 milionë euro. Por ky detyrim, nga Erion Veliaj, pa asnjë shpjegim por vetëm për hajni, rritet nga nga 5.6 milionë euro, në 7.4 milionë euro. Pa asnjë justifikim, kur kontrata parashikonte sasinë minimale prej 5.6 milionë euro ose 200 mijë ton, kurse Erion Veliaj faturonte 255 mijë ton. Faturonte si pagesë minimale 1.6 milionë euro më shumë, të cilat sigurisht i zhdukte në vrimat e zeza në Zimbabve apo në kontot offshore”, tha Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/16/plehrat-nuk-digjen-pd-ministria-e-financave-te-nderprese-menjehere-pagesat-per-inceneratoret-fantazem/

A2 CNN Livestream

Latest Videos