All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Berisha: Po dënoni me ligj shqiptarët, djegësat ua kanë shuar memorien dhe moralin

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 12:00 | Politikë
Berisha: Po dënoni me ligj shqiptarët, djegësat ua kanë
All - Paragraf - 1

“Kjo që ndodh sot në ditën e fundit të parlamentit është jashtë çdo lloj ligji, morali apo rregulli. Këtu vendosim me ligj të dënojmë shqiptarët, të dënojmë studentët dhe “de facto” të mbyllim Fakultetin e Mjekësisë. Po të isha student, kurrë nuk do të regjistrohesha në një fakultet që të imponon këtë që impononi ju. Kjo është në përputhje me doktrinën e Çubrillovicit për shpërnguljen e shqiptarëve. Shkoni te mjetet e diktaturës, për të zgjidhur problemin numër një, që është problemi i shëndetit të shqiptarëve”, tha Berisha.

“Së dyti, ligji i akademisë është historia më e turpshme në 30 vite. Veproni si ata në shpellën e Borizanës. Për të zgjatur mandatin e një njeriu që nuk meriton të qëndrojë një ditë dhe që është produkt i një marrëveshje kriminale mes Edi Ramës dhe Tom Doshit. Çfarë politike ka bërë Gjinushi, çfarë studimi ka bërë? Ka bërë marrëveshje me Tom Doshin. Po a ka gjë më të turpshme? Të krahasosh Gjinushin me Ismail Kadarenë është si të krahasosh Rrajet me shkopinj në dorë me pastorin”, shtoi Berisha.

All - Paragraf - 3

Në fund, Berisha iu drejtua deputetëve të mazhorancës me këto fjalë: “Djegësat ua kanë shuar memorien, ua kanë shuar moralin. Po ju informoj se me një marrëveshje të firmosur vetëm në vitin e parë, djegësi i Tiranës ka marrë nga qeveria shqiptare 6,4 milionë euro dhe 1,1 milionë euro nga Bashkia e Tiranës. Janë bërë deri tani 64 milionë euro nga buxheti i shtetit. Këto fonde shkojnë në kontot e Edi Ramës, Engjëll Agaçit dhe të tjerëve. Edhe ju zonjë, jeni e zhytur në aferën e djegësave dhe jeni anëtare e bandës kriminale”. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos