“Berisha pranoi të përdorej nga Basha”, Shano: Nuk besonte se kishte këllqe ta përjashtonte

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 22:17 | Politikë
“Berisha pranoi të përdorej nga Basha”,  Shano: Nuk

Dritan Shano dhe Arben Ristani ishin të një mendimi se Basha po përgatitej prej shumë kohësh për të larguar nga Partia Demokratike, Sali Berishën dhe t’i jepte atij goditjen përfundimtare që do të largonte çdo ndikim të tij mbi të.

Ish-sekretari i PD, Ristani renditi disa nga vendimet antistatutore që ndërmori Basha për të forcuar më tej pozitat e tij mes të cilave ndërprerjen e mandatit të Këshillit Kombëtar dhe zgjedhjen pa votë të fshehtë të Sekretarit të Përgjithshëm.

“Shpesh herë mendoja që ishin të dy bashkë, pavarësisht se pesha mbinte mbi Bashën. Por ngjarjet e fundit treguan se Basha kërkonte të rikonfimohej shpejt në krye të PD për të shkuar drejt përjashtimit të Berishës. Duhet të kini parasysh që e gjithë procedura, sepse nuk ka asgjë më politike se sa të luftosh për demokracinë me autokratin dhe këtu sigurisht që do të kalojmë përmes procedurave statutore, ju duket teknike, por është politikë praktikisht. Ndërprerja e mandatit të Këshillit Kombëtar pa dhënë një justifikim ishte një veprim antistatutor. Por atij i duhej një Këshill Kombëtar që të forconte ndikimin e Bashës mbi të, duke parashikuar situatat që do të vinin. Statuti thotë që zgjedhja e sekretarit bëhet me votim të fshehtë edhe këtu u shkel. Ishte Basha që po përgatitej për të dhënë goditjen pas shpinës”, tha Ristani.

https://a2news.com/2021/11/11/lulzim-basha-berishisti-numer-1-shano-e-mori-drejtimin-e-partise-me-dredhi/

Për analistin Shano, Berisha e kishte kuptuar shumë kohë më parë që Basha po përpiqej ta largonte, por nuk kishte besuar se ai do të ishte aq i fortë sa ta bënte këtë gjë.

Shano u shpreh se Berisha dhe Basha e kanë ditur prej kohësh çështjen e shpalljes “non grata”, por thjeshtë e kanë shmangur.

https://a2news.com/2021/11/11/kuvendi-i-therritur-nga-berisha-ristani-nuk-e-pengon-asgje-firmat-verifikohen-me-11-dhjetor/

“Ndodhi shpallja “non grata” dhe kjo solli nevojë për të marrë tavolinën e pushtetit. Në PD ka njerëz përtej Bashës dhe Berishës. Krijuesi i Bashës, krijuesi i këtij problemi është Sali Berisha. Të presësh që krijuesi i problemit do të zgjidhë problemin kjo tregon se ke një problem të madh me veten tënde. Diskutimi i “non grata” nuk ka qenë i këtij viti dhe Berisha dhe Basha e kanë ditur këtë gjë dhe kanë tentuar gjithmonë që të shmangen derisa një nga këta vendosi që unë jam i ri dhe ta shtyjmë këtë tjetrin. Asgjë në veprimtarinë politike të Bashës të këtij viti nuk është e rastësishme. Unë nuk besoj se Berisha nuk e kuptonte këtë gjë, por ai rrinte me shpresën se Basha nuk kishte këllqe që ta bënte”, deklaroi Shano në Absolut 4. (A2 Televizion)

https://a2news.com/video/jolldiz-mitro-rasti-berisha-eshte-unik-nga-non-grata-te-vendimi-i-bashes/
https://a2news.com/video/ermal-hasimja-rikthimi-i-berishes-do-te-sillte-zymtesi-per-pd/
https://a2news.com/video/medlir-mema-berisha-nje-figure-tragjike-e-kombit-shqiptar-rikthimi-i-tij-nje-farse/

A2 CNN Livestream

Latest Videos