Berisha sfidon Ramën: Të miratojmë rritjen e rrogave dhe pensioneve të enjten në parlament

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 13:43 | Politikë
Berisha sfidon Ramën: Të miratojmë rritjen e rrogave dhe

Sali Berisha, në një deklaratë për mediat, ka sfiduar kryeministrin Edi Rama që të miratojë rritjen e rrogave dhe pensioneve, që ditën e enjte, në seancën e radhës në Parlament.

“Edi Rama, për herë të parë pas 10 vitesh, pasi u bë e qartë se ngrirja e rrogave dhe rritja e tmerrshme e çmimeve i zhyti shqiptarët në një varfëri të frikshme, që i detyron të largohen masivisht nga Shqipëria, lëshoi një seri premtimesh për rritje rrogash. Ndër të tjera paraqiti në Parlament një ligj ku parashikohej rritja e rrogës mesatare 900 euro. E vërteta është se ligjin e bllokoi vetë në Parlament me një marrëveshje të turpshme me Alibashën, mbylli Parlamentin dhe këtë e bëri vetëm e vetëm pse ai premtim ishte një mashtrim. Unë jam këtu sot në emër të qytetarëve shqiptarë, të ftoj të mbledhim me urgjencë ditën e enjte Parlamentin dhe të votojmë ligjin për rritjen e rrogave dhe pensioneve”, tha Berisha.

“Të tallesh me njerëzit që numërojnë edhe qindarkat për të mbyllur 15-ditëshin apo muajin, duke i joshur ata me premtime boshe, është një akt cinik, dhe kur e bën në fushatë elektorale është një krim elektoral. Ndaj, i them Edi Ramës, bëhu njëherë njeri me ndjenja për qytetarët dhe hajde të votojmë ligjin për rritjen e rrogave, përgjigju ofertës sonë që nuk ka për synim bashkëpunimin me ty, se ti e ke faktuar veten një armik të interesave të shqiptarëve, por ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve shqiptarë. Pra, e enjtja është një ditë prove për të vërtetën e këtij premtimi dhe unë i garantoj shqiptarët se të gjithë votat tona do shkojnë për ligjin e rritjes së rrogave dhe pensioneve”, shtoi Sali Berisha. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/07/qeveria-miraton-reformen-rama-ne-nje-vit-paga-mesatare-shkon-900-euro-zbatimi-ne-dy-faza/

A2 CNN Livestream

Latest Videos