Berisha: Shullazi te 313 i ushtroi presion kat më kat të dënuarve që të votonin Erion Veliajn

Nga A2 CNN
9 Qershor 2023, 12:27 | Politikë
Berisha: Shullazi te 313 i ushtroi presion kat më kat të dënuarve

Sali Berisha nga selia blu denoncoi në konferencën e përjavshme për mediat pseudo-votimet që sipas tij janë zhvilluar në institucionet e vuajtjes së dënimit, në të gjithë vendin.

Ish-kryeministri u ndal në veçanti te Burgu 313 në kryeqytet, duke akuzuar autoritetet se kanë lejuar Emiljano Shullazin që në shkelje flagrante të rregullores, të hynin në çdo dhomë dhe të ushtronin presion mbi të dënuarit.

Sipas Berishës, grupi i Shullazit ka bërë fushatë brenda burgut për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, duke lejuar që të votojnë vetëm ata të dënuar që nënshkruanin një deklaratë ku deklaronin hapur votën më 14 maj.

Pseudovotim është bërë në burgjet e Shqipërisë. Në burgun 313 ku ndodhen rreth 600 të burgosur, të dënuarve, nga grupi i Shullazit dhe vetë Shullazi u janë bërë format më të egra të presionit. Shullazi dhe grupi i tij në shkelje flagrante të rregullores së burgut është lejuar të kalojë nga kati më kat për të bërë fushatë për Erjon Veliajn.

Të burgosurve u është kërkuar deklaratë, për dinjitetin e tyre kanë refuzuar të votojnë për Erion Veliajn, ata nuk kanë votuar dot. Është një qendër ikonë e zezë e këtyre votimeve. Në listën e zgjedhësve të kësaj qendre ditën e premte ka pasur gjithsej 130 votues. Vetë burgu ka 600. Ditën e votimit kanë votuar 300”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos