Berisha sulmon ambasadorin britanik: King-Smith, aventurier me interesa personale me Veliajn dhe Bashën

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 20:56 | Politikë
Berisha sulmon ambasadorin britanik: King-Smith, aventurier me interesa

Pas ambasadores amerikane Yuri Kim, lideri i PD Sali Berisha, i ftuar në ”Debat”,  targeton një tjetër përfaqësues diplomatik të njohur, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith, që cilëson si protagonist i të njëjtës skeme kundër tij.

“I njëjti skenar me Alastair King-Smith, i cili edhe këto ditë mbledh gazetarët duke i thënë si një aventurier ri dy shekujve me parë se kush duhet të jetë dhe kush nuk duhet të jetë në politikën shqiptare. Ai në fakt ndan shumë gjëra me Erion Veliajn dhe Lulzim Bashën. Ai është. Unë nuk kam interesa personale, por kam interesat e vendit tim, nuk pranoj që një ambasador të sillet këtu sikur kjo është një koloni e vendit të tij, ky është vend sovran.  Unë garantoj se me qëndrimet e tij, me mbështetjen pa kusht qe i ka dhënë këtij regjimi, është një shkak, ndoshta jo kryesor por i përfillshim i vrasjes së shpresës dhe largimit të shqiptareve nga vendi i tyre”.

Por a përfaqësojnë sipas tij ambasadoret linjën e ambasadorëve që ai po sulmon haptazi? Ish-kryeministri e mohon.  

“Kurrë nuk e përfaqësojnë. Ato shtete janë aleatë të besueshëm, pra ambasadori ka vepruar për llogari personale korruptive. Këtu ka shumë ambasadorë, dhe kanë dëshmuar qëndrime dinjitoze në linjë me ligjet e vendeve të tyre dhe konventat ndërkombëtare, ndërkohë që ky mendon se se kush  do të qeverisë këtu. Atë e përcaktojnë shqiptarët me votën e lirë”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/07/berisha-do-i-tregoj-shqiptareve-se-si-ambasadori-britanik-ka-mashtruar-zyrtaret-ne-londer/
https://a2news.com/2023/02/07/kim-hesht-se-eshte-e-korruptuar-berisha-moter-siameze-e-mcgonigal-per-shkaterrimin-e-opozites/

A2 CNN Livestream

Latest Videos