Berisha: Zgjedhjet e 25 prillit të ngjashme me vitin ’92, do të ndajnë gjeneratat

Nga A2 CNN
16 Prill 2021, 13:22 | Politikë
Berisha: Zgjedhjet e 25 prillit të ngjashme me vitin ’92, do të

"Nëse zgjedhjet e vitit ‘92 ndanë epokat për Shqipërinë e shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit 2021 ndajnë gjeneratat". Kështu e sheh ish-kryeministri Sali Berisha garën zgjedhore të këtij viti, ku rrëfeu se ndihet i emocionuar si në atë kohë. I ftuar në "Ditari" në A2 CNN, ai tha se këto zgjedhje janë të një rëndësie historike, ndërsa vlerësoi kryedemokratin Basha dhe fushatën e tij.

“Emocion pothuaj të ngjashëm që kam përjetuar në zgjedhjet e vitit '92, kanë një ngjashmëri me zgjedhjet e viti ‘92. Nëse zgjedhjet e ‘92 ndanë epokat për Shqipërinë e shqiptarët, zgjedhjet e 25 prillit 2021 ndajnë gjeneratat që këto zgjedhje sjellin në pushtet një gjeneratë të re që është rritur e formuar në sistem demokratik, një kryeministër që nga vitet 1930 do jetë i pari i shkolluar në universitetet më të mira perëndimore janë të një rëndësie historike dhe po e përjetoj me gëzim të veçantë qoftë fushatën e shkëlqyer të Bashës dhe reagimin e qytetarëve shqiptarë në përqafimin e këtij programi në vetëdijen e interesit qytetar shoqëror e kombëtar të këtyre zgjedhjeve të gjeneratave”.

https://youtu.be/ruugrzA4AJg

Ai thotë se nuk e ka ndaluar pandemia për të dalë në fushatë, por thekson se të gjithë duhet të jenë në mbështetje të kryetarit Basha.

“Nuk ka qenë pandemia ajo që ka kufizuar daljet e mia. Unë kam ndjekur me interes të jashtëzakonshëm fushatën dhe jam përpjekur të jap ndihmesën time në këtë fushatë. Çdo fushatë ka një lider dhe lideri i saj është Lulzim Basha. Të gjithë të tjerët dihet të jenë në mbështetje të plotë të tij të programit, ideve dhe ekspozeve të tij”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos