Berisha: Yuri Kim dhe Matthew Palmer prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 13:33 | Politikë
Berisha: Yuri Kim dhe Matthew Palmer prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës

“Yuri Kim dhe Matthew Palmer prisnin me padurim fitoren e Edi Ramës”. Kështu u shpreh Sali Berisha në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike.

“Me çfarë meritash? Se e shndërroi Shqipërinë në narkoshtet? Që nxori të dhënat private të qytetarëve dhe ia dha partisë së tij? A ishin të paguar nga Edi Rama apo jo, nuk e di, por realiteti është ky dhe ne duhet ta themi në sy realitetin. Çdo shqiptari, u luajt me fatet e tyre. Askush nuk e përcakton fatin më shumë se vota. Ky qëndrim u mbajt vetëm për të shtypur opozitën shqiptare dhe për të ndihmuar një regjim kleptokratik, një narkoregjim”, tha Berisha.

“Ndaj, e konsideroj jetik këtë dialog, shtëpi më shtëpi, derë më derë, me çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tij politike”, shtoi kreu demokrat. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/14/berisha-edi-rama-ky-porosites-i-vrasjes-se-opozites-largohet-vetem-me-revolucion/

A2 CNN Livestream

Latest Videos