Alibeaj zbulon një tjetër emër që do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2023, 11:34 | Politikë

Grupimi i Enkelejd Alibeajt ka zbuluar një tjetër emër që do të kandidojë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Eriselda Zotaj Çelaj, sipas asaj që njofton ky grupim, është propozuar nga strukturat e PD-së dhe përzgjedhur nga kryesia për të garuar për bashkinë e Fierit.

Eriselda Zotaj Çelaj, ka lindur, dhe jeton në Fier në një familje demokrate, të nderuar dhe me tradita. Eriselda është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.

Zonja Zotaj Çelaj, ka studiuar dhe është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, Departamenti Ekonomik, Dega “Kontabilitet-Finance, Titulli Kontabilist”.

Ajo ka qenë e angazhuar në jetën publike në Fier, si në aspektin profesional, ashtu dhe atë politik.

Në politikë Eriselda është futur që në moshë të re duke qenë prej vitit 2003 pjesë e Forumit Rinor të PD-së dhe më pas si anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e deri me sot ne pozicionin e Kryetares se Grupseksionit dhe Anëtare e Kryesisë së Degës. Gjatë angazhimit politik ka treguar përkushtim në çdo betejë politike dhe elektorale të Partisë Demokratike. (A2 Televizion)

Njoftimi i grupimit të Alibeajt
https://a2news.com/video/vula-e-pd-neza-zhvendosja-te-pakica-goditje-per-pluralizmin-dhe-demokracine-ne-shqiperi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos