Bërja e vaksinës së detyrueshme, shpërthejnë protestat në Francë

Nga A2 CNN
15 Korrik 2021, 11:16 | Bota

Shpallja e disa masave të reja kundër koronavirusit, mes të cilave dhe bërja e detyrueshme e vaksinës në disa sektorë solli protesta të dhunshme në rrugët e kryeqytetit francez.

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj mijëra njerëzve që ishin mbledhur për të kundërshtuar vendimin e presidentit Macron për të bërë të detyrueshme vaksinën për punonjësit e shëndetit publik dhe vendosjen e pasaportës së gjelbër për të hyrë në bare dhe restorante.

Në Ditën e Republikës, qindra pronarë lokalesh, punonjës spitalesh dhe prindër kërkuan edhe njëherë “Liri” ndaj planeve të prezantuara së fundmi nga kreu i shtetit.

Protestuesit u përplasën me policinë dhe në disa raste u shënuan dhe akte vandale ku u dogjën makina të parkuara, kosha mbeturinash dhe dyqane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos