
“Berlin 1945 - maji i fitores”, është titulli më i ri që i prezantohet lexuesit shqiptar. Një histori lirie vjen e rrëfyer nga ish-ambasadori, Bashkim Zeneli.
“Paqja nuk është gjithçka, por pa paqen nuk bëhet asgjë”, thotë Zeneli, duke cituar kancelarin gjerman Willy Brandt.
Libri rrëfen se si Gjermania e pasluftës nisi ndërtimin e vendit që ka tani. Përmes disfatave, ndoshta më e rëndësishmja që prekte edhe vendet e tjera ishte çlirimi nga një regjim si nazizmi.
Po kjo është vetëm një pjesëz e asaj çka gjejmë në këtë libër të diplomatit Bashkim Zeneli, pasi dokumentimi i ngjarjeve që kaplojnë Gjermaninë e asaj kohe janë të shumta. (A2 Televizion)