
Drama e viktimave të abuzimeve seksuale nga pjesëtarët e kishës katolike u ekranizua në Festivalin e Filmit në Berlin. Regjisori i shumë vlerësuar në Francë, Francois Ozon, punoi në fshehtësi për vite me radhë për realizimin e filmit “By the grace of god”, i siguroi duartrokitjet e audiencës së Berlinales.
“Është një film që të ndihmon të kuptosh betejat e këtyre njerëzve, që të shtyn drejt një ndërgjegjësimi kolektiv”, tha aktori Denis Menochet.
“Skenari ishte aq i fortë sa nuk mund të mos emocionoheshe. Nuk m’u desh të bëja asnjë kërkim”, u shpreh Melvil Poupaud, aktor.
Prodhimi i profilit më të lartë kinematografik mbi skandalin seksual që prej filmit ‘Spotlight’ në vitin 2015-të, u kundërshtua nga disa pjesëtarë të klerit e një prej priftërinjve të akuzuar u përpoq të bllokonte publikimin e tij.
Bernard Preynat, i akuzuar për ngacmimin e më shumë së 8 djemve i ka kërkuar gjykatës që filmi të mos shfaqej në Francë deri në përfundim të procesit gjyqësor kundër tij.
Edicioni i 69 i Festivalit të Filmit në Berlin nisi në 7 shkurt. Gjithsej do të shfaqen 400 filma, 17 prej të cilëve në garë për ariun e artë. Motoja e sivjetshme e festivalit është "Privatja është politike". (A2 Televizion)