Berlusconi në spital i infektuar me Covid-19, partia e tij: Është mirë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2020, 11:25 | Bota

Ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi, 83 vjeç, u shtrua në një spital të Milanos mbrëmjen e së enjtes, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Partia e tij Forza Italia tha në një deklaratë se gjendja shëndetësore e Berlusconit ishte e mirë. “Shtrimi në spital u bë për të monitoruar avancimin e sëmundjes pas shfaqjes së disa simptomave, por ai është mirë”, tha një përfaqësues i partisë. 

Pozitive edhe partjerja e re e Berlusconit, Marta Fascina

Mediat italiane shkruajnë se “kavalierit” iu identifikua pneumoni e dyanshme në fazë të hershme. Manjati i medias, partnerja 30-vjeçare dhe dy prej fëmijëve të tij rezultuan pozitiv me koronavirusin e ri të mërkurën, pas pushimeve në Sardenja, ku niveli i infektimit është më i lartë sesa në pjesën më të madhe të Italisë.

Më herët mjeku i tij personal Alberto Zangrillo e kishte përshkruar si asimptomatik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos