Tensionet në Mesdhe, Erdogan flet me Merkel: Mbështetja e disa vendeve për Greqinë, e padrejtë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2020, 18:51 | Bota
Tensionet në Mesdhe, Erdogan flet me Merkel: Mbështetja e disa vendeve

Tensionet në rritje në Mesdhe mes Greqisë dhe Turqisë kanë qenë objekt i diskutimeve të ditëve të fundit të diplomacive më të mëdha botërore.

Për këtë motiv, zyra e Erdogan bën me dije se presidenti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Presidenti Erdogan e ka quajtur të papranueshme dhe egoiste mbështetjen që disa vende i kanë dhënë Greqisë për tensionet në Mesdhe.

Ankaraja dhe Athina prej disa kohësh janë përfshirë në një debat të ashpër për burimet e mundshme të hidrokarbureve në këtë zonë, që buron nga një konflikt që i ka rrënjët te zgjerimi i shelvit kontinental. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos